Vendosni fjalën kyçe....

Rikthehen tensionet në Irlandën e Veriut, protestuesit qëllojnë me “Molotov” policinë (Video)


Qindra persona sulmuan dhjetëra oficerë policie mes trazirave të freskëta në të gjithë Irlandën e Veriut, ku tensionet po rriten pas Brexit dhe marrëveshjes tregtare mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Europian.

Sipas videove të shfaqura në rrjetet sociale, tregohen një grup njerëzish që hedhin bomba me benzinë ​ndaj makinave të policisë që kalojnë në qytetin unionist të Carrickfergus, afër Belfast.

Protestuesit ngritën bllokada rrugësh dhe ndezën kazanët e mbeturinave. Zemërimi ka lindur në Irlandën e Veriut pasi një marrëveshjeje tregtare pas Brexit mes Britanisë së Madhe e BE-së vendosi kontrolle doganore dhe kufitare për disa mallra që lëvizin midis Irlandës së Veriut dhe pjesës tjetër të Britanisë.

Irlanda Veriore u lejua në mënyrë efektive të qëndronte në tregun e vetëm të BE-së për sa u përket mallrave në mënyrë që të shmangej formimi i një kufiri fizik midis rajonit dhe Republikës së Irlandës, një vend anëtar i BE-së.

Njerëzit janë gjithashtu të zemëruar që autoritetet nuk pranuan të ndjekin penalisht politikanët nga partia republikane pro-BE-së Sinn Fein për pjesëmarrjen në funeralin e Bobby Storey, një ish-luftëtar i Ushtrisë Republikane Irlandeze (IRA).


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *