Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj: Lidhja e Metës me situatën e prodhuar nga kontrollorët u bë publike, ka mesazhe të tjera


Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar në emisionin “Opinion” situatën në Rinas me kontrollorët e Albcontrol.

Veliaj thotë se “i rezulton se ka mesazhe që provojnë lidhjen me faktorë të politikës. Më tej ai shtoi se lidhja me Presidentin u bë politike.

“Në mendimin tim po, ishte një besprerje nga një komunitet shumë i vogël, por që ka një rëndësi të madhe. Se aty varen ata që do të shkonin në një takim me mjekun, për të sjellë për në Sharrë apo Tufinë të ardhurit të tyre. Mua kjo nuk më duket shaka. Ndërkohë, që ligji e thotë qartë nëse negociatat nuk funksionojnë ti shko në Gjykatë. Do shikohet se kush ka qenë ata që e frymëzuan. Më rezulton që ka dhe mesazhe të tjera që e provojnë lidhjen me faktorë të politikës. Le t’ia lëmë Prokurorisë ta zbulojë këtë. Lidhja me Presidentin u bë publike. Sot vijoj me tentativa të tjera që dështuan, ishin krijuar organizata fiktive të një organizate të të përndjekurve që sot do të futeshin në grevë urie. Sot erdhi një kërkesë në Bashkinë e Tiranës dhe në Polici ku thonin se do të futeshin në grevë urie. Ne si socialist dhamë 7 këste, i likuiduam të gjithë të përndjekurit. Këtu ishte përgatitur një efekt domino i disa ndërhyrjeve parazgjedhore që mund të ishin shprehur dhe pas dy javësh. Provohet më shumë se një mënyrë që Presidenti jo vetëm që e ka kultivuar dhe anëtarët e LSI janë pjesë e koordinimit dhe është negociuar se kur do të dilnin në media. Ata dështuan.”-tha Veliaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *