Vendosni fjalën kyçe....

Veterani i gjymtuar i luftës në Afganistan përmbush ëndrrën e fëmijërisë, ndërton mjetin amfib me pjesë nga 12 makina të ndryshme (Video)


Një veteran lufte nga Kursku në Rusi ka ndërtuar automjetin e tij amfib duke marrë pjesë nga dymbëdhjetë makina të ndryshme të prodhuara në vend, duke përfshirë një ‘Lada Niva’ dhe një mjet të viteve 1980, ‘Moskvich 2141’.

Pasi humbi këmbën në Afganistan, Yury Sukhorukov ka luftuar për të lëvizur. Kjo është përkeqësuar nga rrugët e këqija në fshatin e tij të vogël.

Në veçanti, vështirësia për të arritur në lumin aty pranë e frymëzoi atë të bënte automjetin e tij, të cilin ai e kaloi katër muaj e gjysmë duke e ndërtuar.

Shpikja e tij e re lehtë kalon nëpër baltë dhe këneta dhe mund të arrijë deri në 40 kilometra në orë.

“Duhej të mendoja diçka për ta bërë më të lehtë arritjen në lumë.” – shpjegoi Sukhorukov.

“Në fillim, mendova të bëja një automjet të vogël për të udhëtuar vetëm drejt lumit dhe për t’u kthyer në shtëpi. Atëherë mendova, jo. Vendosa të bëj një makinë të plotë. Unë kam një bashkëshorte e një djalë. Po sikur të duan të shkojnë për një udhëtim?” – shtoi ai.

Automjeti është i përbërë nga pjesë të mbledhura nga pikat e grumbullimit të skrapit.

Pavarësisht se kushtoi vetëm 100,000 rubla (1,300 dollarë) për t’u ndërtuar, familja Sukhorukov tashmë ka marrë një ofertë prej mbi 600,000 rublash (7,800 dollarë) për të shitur mjetin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *