Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka qenë ditën e sotme në Rrajcë të Prrenjasit në një takim me banorë të zonës në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit.
Bardhi thotë se Partia Socialiste i ka varfëruar si të majtët dhe të djathtët.
Më tej numri dy i PD-së thotë se në 8 vite fshati ka paguar taksa dhe s’ka marrë as rrugë dhe as kosha mbeturinash.
“Të jem i sinqertë, ajo që kam parë në këtë qark është se edhe socialistët, edhe demokratët nuk kanë gëzuar një ditë të mirë në këto 8 vite, e kanë vuajtur njëlloj, janë varfëruar njëlloj. Gjendja e mjerimit në Librazhd dhe në Prrenjas më e renda. Dhe analizova të dhënat e zgjedhjeve dhe del se këto dy bashki i kanë dhënë Partisë Socialiste më shumë besim se të tjerët. Kjo është arsyeja pse ju kanë lënë në këtë gjendje se ju kanë marrë për të mirëqenë, konsiderojnë se i kanë njerëzit në xhep. Dhe kanë vlerësuar se kutia mbushet me vota edhe po nuk u shërbeve njerëzve. Këtë mesash kanë dhënë në këto 8 vite. Në 2013 premtoi mrekullinë me shëndetësinë, energjinë, naftën, arsimin. Por mbolli varfërinë. Kudo thonë, më keq se kaq s’ka qenë kurrë. Fshati paguan taksa ndriçimi, gjelbërimi e pastrimi dhe s’ka rrugë e kosha. Njerëzve të zakonshëm e punëtorë i kanë vënë shkelmin në fyt. Se subvencionet dihet që kanë qenë zero. Paguaj fshatari energjinë me 170 lek kilovati se thotë jeni regjistrua me NIPT, jeni biznes. Fshatari që punon tokën e vet, është biznes ndaj i merr dhe taksë toke”-tha Bardhi.