Vendosni fjalën kyçe....

Borrell i dërgon letër Kurtit, kërkon nisjen e dialogut me Serbinë


Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrell, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të angazhohet për vazhdim të shpejtë të dialogut Prishtinë-Beograd, të lehtësuar nga BE-ja, dhe normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Serbinë.

“Unë kam dëshirë që t’ju pres për takimin e ardhshëm të nivelit të lartë të dialogut sa më shpejtë të jetë e mundur dhe qëndroj fort i vendosur për të ndihmuar të dy palët të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, ka thënë Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, në një letër urimi që i ka dërguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për zgjedhjen e tij në këtë pozitë.

Borrell u ka ofruar autoriteteve të Kosovës ndihmën e Bashkimit Evropian në luftimin e pandemisë së COVID-19 dhe në reforma.

Kjo luftë do të mbetet një prioritet kryesor për të ardhmen. Ne gjithashtu duam ta shohim Kosovën teksa përparon në rrugën e saj evropiane. Do të nevojiten përpjekje të vendosura për reforma, për të forcuar sundimin e ligjit në Kosovë dhe për të promovuar zhvillimin socio-ekonomik”- thuhet në letrën e Borrell.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *