Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në zonën e Don Boskos në kryeqytet, ku në një kopësht fëmijësh, ka shpërthyer në flakë bombola e gazit.
Sipas policisë, bombula e gazit ndodhej në kuzhinën e kopshtit. Për të shuar flakët kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse.
Për fat të mirë nga kjo ngjarje nuk ka të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale.
“Në rrugën ‘Don Bosko’, ka marrë flakë një bombul gazi në kuzhinën e një kopshti, e cila u fik nga sherbimet e zjarrëfikses.
Nga zjarri ka vetëm dëme të vogla materiale.”– thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.