Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi në Lezhë: Vota për LSI-në, është votë për të ardhmen


Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka qenë pasditen e sotme në Lezhë për të prezantuar kandidatët për deputetë të kësaj force.

Kryemadhi theksoi se 25 prilli nuk do t’i thotë Ramës, por do t’i thotë të ikë fenomenit të diskriminimit të shqiptarëve.

Ajo tha më tej se më 25 prill, vota për LSI-në do jetë votë për të rinjtë, të rejat, për të ardhmen e Shqipërisë.

Njerëzit nuk janë indiferentë, por janë nervozë, kanë inat me politikën. Isha para disa ditësh në fshatrat e Lushnjës dhe më thanë si mund të votoj Rilindjen, e kam votuar gjithë jetën PS, më futi dhe në burg për një faturë energjie me 10 mijë lekë të vjetra të papaguara.

Jo vetëm që do ta çojmë deri në fund rindërtimin, për të pasur shtëpi dinjitoze dhe jo selektim. Nuk do të ndalemi asnjëherë për të ndihmuar dhe për t’i dhënë dorën çdo familje, për t’i dhënë dorën njeri-tjetrit, për t’i dhënë dorën qytetarit shqiptar.

Kemi diskutuar gjithmonë që Shqipëria ka mundësi pafund për zhvillimin e ekonomisë, turizmit, arsimit, ajo që ne mendojmë se sot është më e rëndësishme se kurrë është kthimi i të rinjve dhe të rejave në Shqipëri. Sot beteja jonë më e madhe është për të pasur shqiptarët në Shqipëri, me paga të mirëpaguara dhe për të qenë qytetarë europianë dinjitozë në qytetin e tyre”, deklaroi Kryemadhi nga Lezha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *