Vendosni fjalën kyçe....

Kryeministrja e Norvegjisë gjobitet me 1700 euro, mblodhi 13 familjarë për ditëlindje


Kryeministrja e Norvegjisë Erna Solberg, është gjobitur me 1700 euro për thyerjen e kufizimeve të koronavirusit teksa festonte 60-vjetorin e lindjes. 

Solberg mblodhi anëtarët e familjes së saj në qytetin e skive Geilo në fund të shkurtit në shkelje të kufizimeve që ishin asokohe në fuqi.

Mendohet se 13 anëtarë të familjes së Solberg darkuan në një restorant më 25 shkurt, dhe pse nuk lejoheshin grumbullimet me më shumë se 10 persona.

Raportet se Solberg shkeli kufizimet shkaktuan një bujë në mediat sociale me shumë persona që bën thirrje për dorëheqjen e saj.

Kryeministrja kërkoi falje dhe mori përgjegjësi për veprimin, por duket se veç pasojave ligjore, kjo ngjarje mund të ketë pasoja edhe për karrierën politike të saj, ndërsa vendi shkon drejt zgjedhjeve në shtator.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *