Vendosni fjalën kyçe....

Laptopi i Hunter Biden s’është manipuluar, e-mailet kompromentuese, droga e fotot pornografike janë autentike – Daily Mail


Një ekspert dixhital ka rishikuar përmbajtjen e laptopit famëkeq të djalit të presidentit amerikan, Hunter Biden dhe pretendon se përmbajtja brenda – e cila zbulon marrëveshje të dyshimta biznesi, abuzim droge dhe fatkeqësi seksuale – janë ‘autentike’.

Laptopi i Hunter Biden ishte subjekt i një historie që u zbuluar vetëm tre javë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Ai u mor nga një dyqan riparimi kompjuterash në Delaware në 2019 dhe iu dorëzua avokatit të ish-presidentit amerikan Trump, Rudy Guiliani.

Laptopi përmbante një pjesë të postave elektronike dhe teksteve që duket se implikonin familjen Biden në skema të shumta korrupsioni të huaj, në kohën kur Joe Biden ishte zv.president i SHBA-së.

Vetë Joe Biden e hodhi poshtë historinë e laptopit si false e të manipuluar, kurse fushata dhe Demokratët pretenduan se ishin sajuar nga Rusia.

Sidoqoftë, Daily Mail punësoi një firmë që bën ekspertizën kompjuterike për të ekzaminuar laptopin dhe në përfundim të procesit, eksperti deklaroi se përmbajtja e tij ishte ‘autentike’.

Kompania Maryman & Associates, drejtohet nga një veteran i FBI-së dhe “përdori të njëjtat mjete mjeko-ligjore që përdoren edhe në organzet e zbatimit të ligjit federal e shtetërore në hetimet penale”, sipas një artikulli të Daily Mail botuar të enjten .

“Vulat kohore të sistemit operativ duket të jenë autentike dhe nuk u gjet asnjë provë që sugjeronte që vulat kohore ose të dhënat ishin ndryshuar ose manipuluar.” përfundoi firma.

“Nuk u gjetën indikacione që do të tregonin se të dhënat ishin manipuluar.” – shton kompania që bëri verifikimin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *