Ndahet nga jeta në moshën 99-vjeçare Princi Philip, burri i Mbretëreshës Elizabeth II. Lajmi është konfirmuar për mediet britanike, nga Pallati Buckingham.
Kujtojmë se Duka i Edinburgut u shtrua në spitalin e Mbretit Edward VII në Londrën Qendrore në datën 16 Shkurt, pasi ishte ndjerë keq. Ai më vonë iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në zemër, në një spital tjetër në Londër, Shën Bartholomeu. Pas një muaji në spital, ai u kthye në kështjellën e Windsorit.
Princi Philip u martua me princeshën Elizabeth në vitin 1947, pesë vjet para se ajo të bëhej mbretëreshë, dhe është bashkëshorti mbretëror me jetën më të gjatë në historinë britanike.
Çifti kanë sëbashku katër fëmijë, tetë nipër e mbesa si dhe 10 stërnipa.
Ata u takuan për herë të parë në dasmën e kushërirës së Philip-it, Princeshës Marina të Greqisë me Dukën e Kentit në vitin 1934. Ky i fundit ishte xhaxhai i Elizabeth.
“Ai ka qenë, forca ime dhe qëndresa ime gjatë gjithë këtyre viteve”- tha mbretëresha Elizabeth kur çifti festoi 50-vjetorin e martesës në vitin 1997.