Vendosni fjalën kyçe....

Rikthehen në punë disa prej kontrollorëve të “AlbControl”


Rikthehen në detyrë disa prej kontrollorëve të “AlbControl” në Rinas.  Pritet që edhe kontrollorë të tjerë të rikthehen në punë në vazhdim, pasi “Albcontrol” vijon bisedimet me pjesën tjetër të kontrollorëve.

Lajmi është konfirmuar edhe nga ministrja Belinda Balluku përmes një postimi në “Twitter”.

Fluturimet e udhëtarëve nisën mëngjesin e sotëm në prën 09:00, ndërsa ajri po monitorohet nga kontrollorët e ardhur nga Turqia dhe nga Greqia, por gjithashtu edhe shqiptarë.

Për dy ditë, puna në aeroportin e Rinasit u ndërpre pasi kontrollorët e trafikut ajror shpallën paaftësinë në punë për shkak të stresit që kishin përjetuar, kur iu ulën rrogat si pasojë e pandemisë./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *