Vendosni fjalën kyçe....

Rinisin fluturimet e para për udhëtarët në Rinas, po ndihmojnë kontrollorët e huaj


Pas më shumë se 48 orësh të bllokuara, rinisin fluturimet komerciale në aeroportin e Rinasit. Mësohet se nga ora 09:00 kanë filluar fluturimet me avionin e parë Tiranë-Bolonja, ndërkohë që kanë mbërritur dhe avionët nga Mynihu dhe Brukseli.

Në kullën e aeroportit ndodhen kontrollorët e huaj turq dhe grekë, të cilët po kryejnë punën e lënë në mes nga kontrollorët shqiptarë të trafikut ajror, që shpallën paaftësi në punë për shkak të stresit të përjetuar nga ulja e rrogave si pasojëe pandemisë.

Mesditën e djeshme rinisën fillimisht vetëm fluturimet esenciale me ndihmën e kontrollorëve që mbërritën nga Turqia, duke kaluar përmes Podgoricës.

Mbrëmjen e kaluar në një program televiziv, kryeministri Edi Rama kishte lajmëruar se sot do riniste puna normale me ndihmën e kontrollorëve të huaj.

 “Pas thirrjes së bërë nga unë dhe nga ministrja një pjesë e tyre janë rikthyer por kjo punë nuk mbaron me kaq pasi do të bëhet një proces i vëmendshëm. Kemi pasur përgjigje nga kontrollorët e Turqisë dhe kemi dhe një grup tjetër nga Greqia që pritet të vijë nesër në vendin tonë”-shprehej Rama./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *