Vendosni fjalën kyçe....

Zbardhen të tjera biseda mes stafit të Albcontrol: “Meta është kot, amerikanët janë të rëndësishëm”


“MCN TV” ka zbardhur sot një pjesë të bisedave në “Whatsapp” të kontrollorëve të trafikut ajror të “Albcontrol” që morën pjesë në grevën e disa ditëve më parë.

Sikurse shihet në këto biseda, kontrollorët japin opinionin e tyre edhe për presidentin e vendit Ilir Meta, duke e quajtur takimin me të “kot”. Kjo pas një takimi që kishin zhvilluar me të në Presidencë.

“Takimi në Presidencë është kot. Meta si Kryetar i Këshillit të Sigurisë do me e shfrytëzu kundër Ramës. Për ne s’ka asnjë vlerë, thjesht informues.”– thotë një prej kontrollorëve në një nga bisedat.

“Metën nuk e pjerdh njeri, por këta amerikanët janë më të rëndësishëm.”- thotë një tjetër.

Bisedat e publikuara tregojnë diskutimet mes kontrollorëve dhe përgatitjet e tyre, përpara se ata të pezullonin punën më 7 Prill.

Bisedat me stafit të AlbControl:

 

Edhe pse u duk sikur situata në aeroportin e Rinasit nisi aty për aty, historia fillon më herët.

Gjatë 2019-ës kontrollorët e trafikut ajror kanë marrë pagë të plotë në bazë të trafikut ajror që mbulonte aeroporti i Rinasit, por që nga prilli 2020 paga e tyre ka pësuar ulje pasi vetë trafiku ajror ka rënë si pasojë e ndalimit të udhëtimeve gjatë pandemisë.

Vitin e kaluar bordi i AlbControl ua uli pagat mesatarisht 45% dhe kontrollorët e kundërshtuan përmes një padie. Por para pak ditësh, kontrollorët firmosën kontratën e paaftësisë në punë duke bllokuar fluturimet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *