Vendosni fjalën kyçe....

Zyrtari i policisë në Maqedoninë e Veriut kapet me drogë me vlerë 800 mijë euro


Një zyrtar i lartë i Policisë në Maqedoninë e Veriut, është vënë në pranga pasi është kapur me një sasi të madhe droge. Sipas mediave vendase, droga e kapur arrinte vlerën e  800 mijë eurove.

Lajmin e ka konfirmuar ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, i cili thotë se aksioni është realizuar në bashkëpunim me Agjencinë Amerikane për Luftë Kundër Narkotikëve – DEA.

Në një operacion të madh policor së bashku me Agjencinë Amerikane për Luftë Kundër Trafikantëve të Drogës – DEA, është konfiskuar drogë me vlerë mbi 800,000 euro, si dhe është arrestuar një oficer i lartë policie. Ne vazhdojmë së bashku me partnerët tanë strategjikë në luftën pa kriter kundër krimit”, shkroi Spasovski në Facebook. 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *