Vendosni fjalën kyçe....

Basha në Dibër: Ne do të rihapim filialin e universitetit në Peshkopi


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndodhet në qytetin e Peshkopisë ku ka zhvilluar turin e takimeve me qytetarë.

Ai është pritur me ovacione dhe me entuziazëm nga qytetarët dhe simpatizantët e shumtë në Dibër.

Pasi mori fjalën, Basha tha se për 8 vite Dibrës i ka qenë peng e bandave që kanë shkatërruar ekonominë e familjeve dhe ka larguar mijëra të rinj. Ai tha se 25 prilli është dita për t’ja mbyllur derën të keqes dhe t’i hapet rrugë ndryshimit.  Ai premtoi hapjen e filialit të universitetit në Peshkopi.

 “Zonja dhe zotërinj, vëllezër dhe motra e mi dibranë, ju përshëndes dhe ju falenderoj nga zemra për këtë uragan të shpresës, për këtë uragan të entuziazmit, këtë shprehje të padurimit Dibrës për ndryshim. Vite me radhë kam qenë në mesin tuaj dhe kurrë nuk më ka munguar mbështetja, respekti, dashamirësia juaj, por si asnjëherë më parë nuk e kam parë këtë shesh të mbushet me shpresë dhe merr vendimin e zgjuar të banorëve të mençur të Dibrës, për t’i prirë ndryshimit më 25 prill! Shqiptarët, dibranët kanë kaluar 8 vite të vështira! Një dimër 8 vjeçar mbushur me vuajtje, me padrejtësi, me ankth dhe papunësi, emigracion të nxitur nga një ekonomi të shkatërruar nga qeveria dhe kryeministrin e ikjes.

Këto 8 vite ne kemi qenë bashkë për t’i bërë ballë bashkë dhe për të kundërshtuar bashkë lakmitë, zullumet, padrejtësitë që kanë rrënuar ekonominë e Dibrës dhe të Shqipërisë. Që kanë shkatërruar ekonomitë familjare dhe kanë ulur kokën e prindërve shqiptarë para prindërve të tyre. Nuk jemi mbledhur këtu për të shkuarën, por për të ardhëm të cilës do i primë më 25 prill. Sepse ai dhe ata që e morën peng Shqipërinë dhe Dibrën, ai dhe ata që morën peng ekonominë tuaj, mirëqenien tuaj, arsimin dhe shëndetësinë, ata janë një pakicë absolute që i kanë orët dhe ditët e numëruara. E ardhmja është Dibrës dhe e gjithë dibranëve!

E ardhmja është e Shqipërisë dhe e çdo shqiptari. Të bashkohemi si në këtë shesh kudo ditë për ditë e natë për natë, të jemi ne korrierët e ndryshimit që po vjen për çdo shqiptar. Ballë përballë jeni ju shumica dërrmuese e dibranëve, demokratë e socialist të këtu së bashku, kundër Shqipërisë së terrorit, frikës dhe arrogancës qeveritare. Është Dibra dhe Shqipëria e shpresës, e besimit, e ndryshimit, e fitores! Së shpejti do ta rimarr vendin që i ka takuar prehistorisë dhe mençurisë dibranëve në çdo fushë, duke nisur me rihapjen e filialit të Universitetit këtu në Peshkopi. Me të drejt është krenari kombëtare e mençurisë që siç e tha dhe një nga intelektualët më të shquar dibranë, Dibra ka qenë universitet para se të kishte universitet, e pra, do ta kthejmë  prapë universitetin. Arsimin, shtyllën e të ardhmes së fëmijëve tanë. Ndaj, e kotë është t’ju pyes pas 8 vitesh lëngatë edhe dimri, pas 8 vitesh premtimesh të pambajtura, grabitjesh dhe dështimesh, do t’ja hapni më derën të keqes? A do t’ia hapni më derën të keqes? A do t’i themi të gjithë bashkë të keqes ik? Së bashku t’i prijmë ndryshimit që kërkon Dibra dhe gjithë Shqipëria. Ndryshimi në ekonomi, ndryshimi për sipërmarrësit e vegjël, ndryshimi për investimet huaja, ndryshimit në arsim dhe në shëndetësi, ndryshimin për fermerin duar artë Dibranë dhe prodhimet e tij. Ndryshimin që prisni nga unë dhe ekipi im, ndryshimi që meritoni, Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian. Zoti ju bekoftë ju dhe Dibrën. Zoti e bekoftë Shqipërinë. Fitore!”– deklaroi Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *