Vendosni fjalën kyçe....

Basha nga Bulqiza: Do miratoj statusin e minatorit brenda 6 muajve të parë të qeverisë sime


Nga një takim me qytetarët në Bulqizë, kreu i Partisë Demokrstike Lulzim Basha ka premtuar se brenda 6 muajve të parë të qeverisjes së tij nëse fiton zgjedhjet e 25 Prillit, ai do të miratojë statusin e minatorit.

“Ne e dimë se Shqipëria është e mbytur në halle për shkak të dështimeve tetë-vjeçare të Edi Ramës.

Por po kështu nuk mund të harrojmë se mes detit të vuajtjeve dhe dhimbjeve spikat tragjedia e minatorëve, e minatorëve anëembanë vendit dhe e atyre të Bulqizës në veçanti. Por edhe të atyre të Monedhës, të Kukësit, Pogradecit, e naftëtarëve të Ballshit dhe e fëmijëve të tyre.

Ndaj kam ardhur sot këtu me vetëdije të plotë për të shpallur dhe për ë bërë të njohur një nga objektimat kryesore të qeverisë sime, në fushën e Energjisë dhe Burimeve Minerare. Është shpallur nga selia e PD-së prej afro 7 javësh por nuk ka gjetur mbulimin e duhur dhe as vëmendjen e duhur mediatike. Ndaj dua ta përsëris këtu nga ky shesh i Bulqizës, për çdo minator bulqizak, për çdo minator shqiptar, për familjet e tyre dhe fëmijët e tyre, për sindikatat e minatorëve dhe minatorët pensionistë që kanë harxhuar jetën e tyre nëntokë. Qartë, prerë dhe shkurt, brenda 6 muajve të parë qeveria ime do të miratojë statusin e minatorit sipas parimeve europiane. Kjo është më e pakta, etyrimi më i vogël për sakrificën tuaj por edhe të fëmijëve tuaj, për shkollimin e tyre, për sigurimin e jetës suaj. Brenda 6 muajve të parë, në konsensus të plotë me përfaqësuesit tuaj dhe të sindikatave tuaja, statusi i plotë i minatorit do të jetë realitet.”– deklaroi Basha.

Ai u tha qytetarëve të Bulqizës, që të marrin traun e RRugës së Kombit dhe ta vendosin në rrugën e tyre nëse ai nuk e mban fjalën.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *