Vendosni fjalën kyçe....

Covax s’i arrin në kohë objektivat, OBSH kritika për shpërndarjen e vaksinave: Mosbalancim tronditës


Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka kritikuar atë që e përshkruan si një “disbalancë tronditëse” në shpërndarjen e vaksinave të koronavirusit midis vendeve të pasura dhe të varfra.

Shefi i OBSH-së tha se objektivi që kishin për të parë programet e vaksinimit në zhvillim në çdo vend deri të shtunën nuk do të realizohet.

OBSH ka kohë që bën thirrje për shpërndarje më të drejtë të vaksinave Covid-19, pasi po udhëheq skemën Covax të krijuar për të çuar dozat e vaksinave në vendet e varfëra.

Deri më tani, më shumë se 38 milionë doza janë dorëzuar në rreth 100 vende sipas skemës. Covax shpreson të shpërndajë më shumë se dy miliardë doza për njerëzit në 190 vende në më pak se një vit. Në veçanti, do të sigurojë që 92 vende të varfëra të marrin qasje në vaksina në të njëjtën kohë me vendet më të pasura.

Çfarë tha OBSH?

“Mbetet një mosbalancim tronditës në shpërndarjen globale të vaksinave.”– tha drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë shtypi.

“Mesatarisht në vendet me të ardhura të larta, pothuajse një në katër persona ka marrë një vaksinë kundër Covid-19. Në vendet me të ardhura të ulëta, vetëm një në më shumë se 500 persona.”– tha ai, citon BBC.

Skema e Covax pritej të shpërndante të paktën 100 milion doza në të gjithë botën deri në fund të Marsit, por vetëm 38 milion doza janë dorëzuar deri më tani.

“Ne shpresojmë të jemi në gjendje të arrijmë hapat gjatë prillit dhe majit.”- tha Dr Tedros.

Ai gjithashtu kritikoi vendet që kanë kërkuar marrëveshje për vaksinat jashtë skemës Covax. “Disa vende dhe kompani planifikojnë të bëjnë dhurimet e tyre bilaterale të vaksinave, duke anashkaluar Covax-in për arsyet e tyre politike ose komerciale.”-tha Tedros.

“Këto rregullime bilaterale rrezikojnë të ndezin flakët e pabarazisë së vaksinave.”- shtoi ai. “Mungesa e furnizimit po shtyn nacionalizmin e vaksinave.”

Në fillim të këtij viti, Tedros paralajmëroi se bota po përballej me një “dështim katastrofik moral” mbi pabarazinë e vaksinave. Ai tha se qasja “unë – i pari” do të ishte vetë-shkatërruese sepse do të inkurajonte grumbullimin dhe zgjatjen e pandemisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *