Vendosni fjalën kyçe....

Covidi i merr jetën gazetares nga Shkodra në moshën 54-vjeçare


Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme, pasi nuk arriti dot ta fitonte dot betejën me koronavirusin, gazetarja nga Shkodra Anila Dushi.

Lajmin për vdekjen e saj e dhanë mëngjesin e sotëm miq, kolegë e të afërm të gazetares përmes rrjeteve sociale.

Vetë gazetarja e cila ishte në moshën 54-vjeçare, kishte treguar pak ditë më parë se sip o e përjetonte infektimin me Covid-19.

Ajo shprehej se sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi “qenka tmerr”.

Anila Dushi kishte shumë vite që punonte gazetare në shtypin e shkruar dhe në televizione lokale e kombëtare, duke bërë shumë miq e të njohur, të cilët kanë reaguar pas vdekjes së saj.

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi shkruan: “E vështirë me e nis ditën me një lajm të trishtueshëm! Anila Dushi, shoqe, mike, mësuese e gazetare, nuk asht ma mes nesh. Humbje për gazetarinë, publicistikën, miqtë e të njohurit e shumtë e mbi të gjitha për të afërmit.
Pushofsh në në paqe Anilë, do të të kujtojmë gjithmonë! Lamtumirë!”

Ndërkohë reagime ka patur edhe nga deputetja socialiste Senida Mesi, e cila shkruan: ”Ky virus i rrezikshëm i mori jetën sot një gruaje të fortë dhe gazetares të shkëlqyer, shkodranes Anila Dushi. Edhe në momentet e fundit të jetës arrite të shkruash e të ndash me ne dhimbjen dhe luftën që po bëje me Covid…
Është shumë trishtim dhe mërzi kur humbet miq e të njohur, më të cilët ke bërë një rrugëtim jete, sado i vogël të ketë qenë ai.”

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *