Vendosni fjalën kyçe....

E rëndë në Kavajë/ 45-vjeçarja gjendet e djegur brenda makinës, burri i saj i vetëvarur në një pemë


Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Manskuri të Kavajës, ku është gjetur një automjet i djegur.

Brenda tij, autoritetet kanë gjetur edhe një trup të pajetë që dyshohet bëhet fjalë për 45-vjeçaren, Fëllënxa Shirja.

Ngjarja është bërë akoma më e rëndë, kur nga kontrolli i zonës përreth autoritetet kanë gjetur të vetëvarur në një pemë bashkëshortin e saj, Bilbil Shirja, 48 vjeç.

 “Më datë 10.04.2021, rreth orës 11:45, në fshatin Manskuri, Kavajë, është gjetur i djegur plotësisht një mjet.

Brenda mjetit është gjetur një kufomë e djegur, e cila dyshohet se i përket shtetases me iniciale F. Sh., 45 vjeçe.

Nga kontrolli i zonës përreth është gjetur i vetëvarur në një pemë bashkëshorti i saj, shtetasi B. Sh., 48 vjeç.”– thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin dhe zbulimin e rrethanave të ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *