Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata lë në burg dy kontrollorët e Albcontrol, “arrest shtëpie” për kontrolloren grua


Flora Ndreca

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për dy kontrollorët Armando Fezga dhe Mihun Mezini, ndërsa është lënë në “arrest shtëpie” kontrollorja Flora Ndreca.

Avokati i kontrollorëve doli në një deklaratë për mediet, ku nuk kurseu ironinë para gazetarëve.

“Për ne sot është një ditë shumë e gëzuar. Arritëm të provojmë se sistemi i drejtësisë shqiptare është eficent, i drejtë dhe i papolitizuar. Sot dënuam me masë sigurie arrest me burg puçistët dhe pengmarrësit e aeroportit të Rinasit, është një ditë e mrekullueshme.”– deklaroi avokati.

Ai shtoi se largimi nga puna i tre kontrollorëve nuk është vepër penale, por është konflikt juridiko-civil sipas tij.

Një ditë më parë Prokuroria e Tiranës dërgoi në Gjykatë kërkesën për masën ndaj tre kontrollorëve, ku ndaj Flora Ndrecës kërkonte masën “arrest shtëpie”, ndërsa për dy të tjerët kërkonte “arrest me burg”. Kërkesë që sot u pranua nga gjykata.

Ndaj tre kontrollorëve, është ngritur akuza e shpërdorimit të detyrës kryer në bashkëpunim. Kjo për shkak të situatës së krijuar në Rinas, ku për dy ditë u bllokuan fluturimet për shkak të pezullimit të punës nga kontrollorët që kishin shpallur paaftësinë në punë, duke thënë se ishin të stresuar pas stresut që i kishte shkaktuar ulja e rrogës në kohën e pandemisë./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *