Vendosni fjalën kyçe....

Manastirliu jep lajmin: Të hënën vijnë 7020 doza të Pfizerit dhe dozat e tjera të vaksinës kineze


Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka dhënë sot lajmin se të hënën do të vijnë në Shqipëri 7020 doza të vaksinës së kompanisë Pfizer si dhe pjesa tjetër e vaksinave kineze nga kontrata me distributorin turk.

Po ashtu të hënën sipas ministres, do të ulet e fasha e vaksinimit në +60 vjeç.

“Në Vlorë janë më shumë se 26 mijë vaksinime të kryera. Vazhdon ritmi i vaksinimit në qendra shëndetësore. Ditën e hënë ulim fashën +60. Kemi filluar tashmë me pjesën e kolaudimit. Nga nesër fillojmë shpërndarjen e vaksinave Sinovac. Të hënën presim 7020 doza pfizer dhe pjesën tjetër nga kontrata me distributorin e Sinovac.”- deklaroi ministrja Manastirliu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *