Vendosni fjalën kyçe....

Manastirliu nxjerr videon: Brenda Majit do kemi 500 mijë të vaksinuar


Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar një video promovuese të fushatës së vaksinimit në vendin tonë.

Ajo thotë se deri më tani janë vaksinuar 250,676 persona dhe se brenda muajit Maj, sipas saj pritet të vaksinohen 500 mijë persona në total.

Kjo do krijojë mundësinë për një sezon më të lehtësuar turistik.

“Mirëmëngjes
Më shumë se 176,000 gjyshe dhe gjyshër janë sot më të mbrojtur nga #covid19, falë fushatës së vaksinimit masiv, që do ta vazhdojmë me ritme të larta, për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e çdo qytetari.
*250,676 vaksinime të kryera 500,000 të vaksinuar brenda muajit maj.”– shkruan ministrja.

Në videon e Manastirliut, shfaqen disa të moshuar nga qendra të ndryshme të vaksinimit në vend, të cilët kryejnë vaksinën dhe falenderojnë qeverinë për këtë,

“Faleminderit shumë ai që u bë sebep dhe na solli vaksinat këtu”- thotë një prej tyre.

“Ju falendminderit qeverisë dhe kryeministrit për ndihmën e madhe që na kanë dhënë.”- shpreet një tjetër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *