Vendosni fjalën kyçe....

Mblodhi familjarët për të festuar ditëlindjen dhe theu rregullat e veta, gjobitet kryeministrja norvegjeze


Policia norvegjeze ka gjobitur kryeministren e vendit, Erna Solberg, për thyerjen e rregullave të vendosura nga qeveria e saj për mbrojtjen nga Covid-19. Kjo pasi ajo kishte organizuar një mbledhje familjare për të festuar 60-vjetorin e lindjes.

Gjoba e vendosur ndaj kryeministres është 20 mijë korona norvegjeze (ose 2,352 dollarë), shkruan RT.

Shefi i policisë në jug-lindje, Ole Saeverud, tha në një konferencë shtypi të premten se edhe pse në shumicën e rasteve gjoba nuk do të aplikohej me të vërtetë, kryeministrja u bë një shembull pasi ajo kishte qenë vetë ajo që kishte miratuar kufizimet.

Megjithëse ligji është i njëjtë për të gjithë, të gjithë nuk janë të barabartë para ligjit.

“Prandaj është e saktë të lëshosh një gjobë në mënyrë që të mbështesësh besimin e publikut të gjerë në rregullat për kufizimet shoqërore.”- deklaroi Saeverud.

Festa u organizua nga kryeministrja në fund të muajit shkurti. Ajo kishte mbledhur 13 anëtarë të familjes së saj në një vendpushim malor, edhe pse qeveria e saj kishte ndaluar mbledhjet e më shumë se 10 personave për të luftuar përhapjen e Covid-19.

Festa shpejt u ekspozua nga mediat e vendit, duke e sjellë atë në vëmendjen e policisë. Solberg nuk u përpoq të mohonte përfshirjen e saj, duke kërkuar menjëherë falje.

“Më vjen keq që familja ime dhe unë kemi thyer rregulloret e koronavirusit – kjo nuk duhet të kishte ndodhur kurrë.”- shkroi Solberg në Facebook pak më vonë. “Ne natyrisht duhet të kishim ndjekur të gjitha rekomandimet, siç ju kam unë kërkuar juve.”

Të tjerët që morën pjesë në festë, përfshirë restorantin që organizoi festën, si dhe bashkëshortin e kryeministres Sindre Finnes, nuk përballen me pasoja ligjore. Edhe pse edhe ata u gjetën fajtorë për thyerjen e rregullave, faji u hodh vetëm tek kryeministrja.

“Solberg është udhëheqësja e vendit dhe ajo ka qenë në krye të kufizimeve të vendosura për të kufizuar përhapjen e virusit.”- theksoi shefi i policisë.

Që nga fillimi i pandemisë, Norvegjia ka regjistruar vetëm rreth 101 mijë raste të koronavirusit, dhe më pak se 700 vdekje. Vendi me rreth 5.3 milionë banorë ka vendosur kufizime të rrepta në një përpjekje për të ndaluar përhapjen e sëmundjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *