Presidenti Meta ka thënë se kryeministri Rama është një i sëmurë psikik dhe se më 26 prill do nxjerrë kartelën për të kërkuar lehtësira për shkeljet e ligjit që ka bërë gjatë qeverisjes së tij.
Kreu i shtetit ndodhet në Vlorë ku ka deklaruar se do qëndrojë aty deri ditën e zgjedhjeve për të mbrojtur votën.
Ai theksoi se kreu i qeverisë dhe Damian Gjiknuri nuk do munden të bëjnë në zgjedhjet e 25 prillit atë që kanë bërë në zgjedhjet e Dibrës e Shijakut, duke iu referuar Dosjeve 184 e 339.
“Vlora ofron jo vetëm mundësi për turizëm kulturor e historik por edhe për të sëmurët psikiatrikë siç është kryeministri i tanishëm. Më 26 prill jamë i bindur që Vlora do bëjë më të mirën për ta trajtuar në spitalin e saj psikiatrik. Problemi dhe shqetësimi është të paralajmërojmë Damianin i cili keqpërdoret. Kryeministri në detyrë ka një avantazh të madh nga ministrat, deputetët e kandidatët që i urdhëron të shkelin ligjin. Ai ka një kartelë të psikiatrisë që nga koha e komunizmit. Më 25 prill në darkë ai do nxjerrë kartelën dhe do kërkojë rrethana lehtësuese dhe mëshirë për shkeljet e ligjit e Kushtetutës që ka bërë këto 8 vite. Nëse Rama dhe ‘tërmeti’ kujtojnë se mund të bëjnë në Vlorë ato histori që kanë bërë në Dibër e Shijak pastaj Zoti i ruajt. Vlora ia bën fora, bjeri më të lumtë ora. Këtu jemi deri më 26 prill.” – tha Meta.