Vendosni fjalën kyçe....

Pse nuk u quajt kurrë mbret? Historia e princit të ndjerë Philip (PROFIL)


Duka i Edinburgut, pa dyshim bashkëshorti më i famshëm në botë, u nda nga jeta këtë të shtunë në moshën 99-vjeçare.

Ai kaloi shtatë dekada në hijen e gruas së tij, mbretëreshës Elizabeth II të Mbretërisë së Bashkuar – por forca e tij e personalitetit tregoi që ai kurrë nuk do të ishte thjesht një “bashkëshort profesionist”.

Pra, kush ishte njeriu që qëndroi për 7 dekada pranë mbretëreshës dhe si u njoh ai me të?

Një burrë, por kurrë një mbret

Gjërat e para si fillim. Princi Philip, nuk ishte kurrë në linjë për fronin – të cilin djali i tij i madh është i pari në radhë për ta trashëguar – dhe kurrë nuk e ka mbajtur titullin e mbretit.

Kjo sepse në Mbretërinë e Bashkuar, një grua që martohet me monarkun mund ta përdorë titullin ceremonial të mbretëreshës – por burrat që martohen me monarkun nuk mund ta përdorin titullin e mbretit.

Mbretëresha dhe Princi Philip kanë sëbashku katër fëmijë së bashku: Princi Charles 72 vjeç; Princesha Anne, 70 vjeç; Princi Andrew, 61 vjeç; dhe Princi Edward 57-vjeç.

Sipas biografes mbretërore Ingrid Seward, kur princi Andrew kujtonte fëmijërinë e tij, ai shprehej: “Dhembshuria vjen nga Mbretëresha. Detyra dhe disiplina vijnë prej tij.”

Por Andrew gjithashtu kujtonte se si babai i tij gjente kohën për të shpikur përralla para gjumit, ose për të dëgjuar fëmijët e tij duke lexuar.

Princi Philip jetoi mjaftueshëm sa për të parë të tetë nipërit e mbesat e tij të rriten dhe të sjellin në jetë 10 stërnipër e stërmbesa.

Ku e filloi ai në jetë?

Për kuriozitet, udhëtimi i Philip për në Pallatin Buckingham filloi në vitin 1922, në një krevat fëmijësh të krijuar nga një kuti portokallesh.

Ai lindi më 10 qershor të vitit 1921 në ishullin grek të Korfuzit dhe ishte fëmija më i vogël dhe djali i vetëm i Princit Andrew të Greqisë dhe Princeshës Alice të Battenbergut.

Kjo e bëri atë një princ të Greqisë dhe të Danimarkës, por vitin tjetër familja u dëbua nga Greqia pas një grushti shteti. Një anije luftarake britanike i çoi ata në Itali, me princin e vogël Philip që dremiste në një shportë frutash.

Princesha Alice (nëna) dhe princi i ri Philip, pasi u internuan nga Greqia

Si u edukua ai?

Fëmijëria e Filipit ishte fragmentuar dhe errësuar nga një sërë humbjesh. Në vitin 1930, kur ai ishte vetëm tetë vjeç, nëna e tij u shtrua në një qendër psikiatrike pasi pësoi një krizë nervore.

Filipi pas kësaj i pa shumë rrallë prindërit në vitet që pasuan. Babai i tij u tërhoq në Rivierën Franceze me një dashnore dhe në rritjen e tij ndihmuan të afërmit e nënës që i kishte në Mbretërinë e Bashkuar. Ai më vonë do të përvetësonte mbiemrin e tyre, Mountbatten.

Shkolla e formësoi princin Philip. Regjimi i shkollës disi spartan i detyronte nxënësit të ngriheshin herët për një dush të ngrirë dhe të bënin vrap.

Nxënësit në Shkollën Gordonstoun

Shkolla Gordonstoun

Në vitin 1937, një nga katër motrat e tij, Cecilie, vdiq në një aksident ajror së bashku me burrin e saj gjerman, vjehrrën dhe dy djemtë e vegjël. Ajo ishte shtatzënë në atë kohë.

Cecilie së fundmi ishte bashkuar me partinë naziste, e cila kishte një kontroll gati totalitar të Gjermanisë. I pikëlluar princi Philip, vetëm 16 vjeç, shëtiti nëpër rrugët e Darmstadt prapa arkivolit të motrës së tij. Ai kaloi nëpër turmat që përshëndesnin “Heil Hitlerit”.

Adoleshencën e kaloi në një shkollë me konvikt skocez, Gordonstoun. Themeluesi dhe drejtori i saj ishte pioneri arsimor hebre Kurt Hahn, i cili ishte detyruar të largohej nga Gjermania pas dëbimit të nazistëve. “Është thjesht ajo që ndodhi.”- tha Princi Philip më vonë për atë kohë. “Familja u prish. Nëna ime ishte e sëmurë, motrat e mia ishin të martuara, babai im ishte në jug të Francës. Unë thjesht duhej të vazhdoja përpara. Detyrohesh ta bësh.”

Si u njoh princi Philip me mbretëreshën?

Kur Philip la shkollën, Britania ishte në prag të luftës me Gjermaninë. Ai u bashkua me Kolegjin Detar Mbretëror Britanik në Dartmouth, ku rezultoi të ishte një kadet të shkëlqyer dhe u diplomua i pari i klasës së tij.

Kur mbreti George VI bëri një vizitë zyrtare në korrik të vitit 1939, atij iu la detyra të argëtonte vajzat e tij të reja, princeshat Elizabeth dhe Margaret.

Ai i bëri mjaft përshtypje Elizabeth-it 13-vjeçare, siç do të rezultonte më vonë.

Një fotografi e rrallë e Princit Philip në Gordonstoun, pak para se të takonte Princeshën Elizabeth

Princi Philip shërbeu në Luftën e Dytë Botërore, duke parë veprimet ushtarake për herë të parë në Oqeanin Indian. Në tetor të vitit 1942, ai ishte 21 vjeç – dhe një nga togerët e parë të Marinës Mbretërore.

Princesha adoleshente dhe oficeri mbanin lidhje me letra. Gjatë Krishtlindjeve të vitit 1943, pasi princi Philip kishte shkuar për të qëndruar me Familjen Mbretërore, një fotografi e tij me uniformë detare u shfaq në tryezën e dhomës së saj të zhveshjes. Ishte një gjest vendimtar nga një grua e re e rezervuar, por e vendosur.

Disa ndihmës të saj ishin skeptikë. Philip konsiderohej se ishte “i ashpër, i pa sjellshëm, i paarsimuar dhe ndoshta nuk do të ishte besnik”.

Por kritikët nuk mundën të bënin asgjë për të penguar mbretëreshën e ardhshme.

Princesha Elizabeth dhe burri i saj i ardhshëm jashtë Pallatit Buckingham në vitin 1947, pasi njoftuan fejesën e tyre

Mbreti Xhorxh i dha leje Philip-it të martohej me vajzën e tij. Por së pari kishte disa ndryshime për të bërë.

Princi i Greqisë dhe i Danimarkës së dikurshme u bë një subjekt i natyralizuar Britanik, u bashkua zyrtarisht në Kishën e Anglisë dhe i braktisi titujt e tij të huaj.

Në ditën e dasmës së tij, 20 nëntor të vitit 1947, ai u bë Duka i Edinburgut, një titull me të cilin u njoh për gjithë pjesën tjetër të jetës së tij. Ai ishte 26 vjeç dhe gruaja e tij e re 21-vjeç.

Çifti mbretëror do të kalonin së bashku pak më shumë se katër vjet (dhe do të bëheshin me dy fëmijë) para se të trokiste detyra.

Lajmi fatal i erdhi ndërsa qëndronin në një shtëpizë lojërash në Kenia, gjatë turneut të tyre të vitit 1952 në Komonuelth. Mbreti George VI, babai i Elizabeth, kishte vdekur në moshën 56-vjeçare.

Komandanti Michael Parker, i cili ishte një mik i Dukës së Edinburgut dhe sekretari i tij privat, përshkruan momentin kur Philip kuptoi se gruaja e tij ishte tani mbretëreshë.

“Ai dukej sikur i kishe hedhur gjysmën e botës mbi të. Unë kurrë nuk kam ndjerë keqardhje për askënd gjatë gjithë jetës sime. Ai thjesht mori frymë thellë, sikur të ishte në shok. Ai e pa menjëherë idilin të jetës së tyre të përbashkët të marrë fund”.

Ambiciet detare të tij u frenuan. Mbretëresha e re Elizabeth do të kishte nevojë për burrin e saj në krah.

Princesha Elizabeth dhe Princi Philip me vajzën e tyre të vogël Princeshën Anne dhe djalin Princin Charles, në vitin 1950

Duka i Edinburgut u emërua si bashkëshorti i Mbretëreshës. Funksioni i tij kryesor ishte të mbështeste gruan e tij.

Një debat i madh për një kohë të gjatë shpërtheu në fillim të viteve 1950 kur Philip donte që Familja Mbretërore të merrte mbiemrin e tij, Mountbatten.

“Unë jam i vetmi njeri në këtë vend që nuk lejohet t’u japë mbiemrin e tij fëmijëve të tij!”- shfryu ai kur Mbretëresha u bind për të mbajtur mbiemrin Windsor. “Unë nuk jam asgjë përveçse një amebë e mallkuar”.

Philip u përpoq të gjente qëllimin e tij në rolin e kufizuar të përcaktuar për të. Por, si një pragmatist, ai ishte i vendosur të sillte ndryshime nëpër korridoret më të bukura të Pallatit Buckingham.

Si e ndryshoi Princi Philip monarkinë?

Duka nuk e harroi kurrë eksodin e detyruar të familjes së tij nga Greqia dhe besoi se monarkitë duhet të përshtaten për të mbijetuar.

Ai mbajti dreka informale ku Mbretëresha mund të takonte njerëz nga një gamë më e gjerë e prejardhjeve. Këmbësorët – shërbëtorët e pallatit me një uniformë tradicionale – ndaluan të pudrosnin flokët. Dhe kur mësoi se pallati po drejtonte një kuzhinë të dytë ekskluzivisht për të ushqyer mbretërit, ai e mbylli atë.

Një tryezë e përgatitur për darkë në Pallatin Buckingham

Disa ndryshime ishin më personale dhe pasqyronin dashurinë e tij fëmijërore për lojërat. Para Kurorëzimit, kur ai dhe Mbretëresha e ardhshme u transferuan në Clarence House në vitin 1949, ai me instaloi një sërë pajisjesh, duke përfshirë costume të veçanta.

Në Pallatin Buckingham, Philip kishte vendosur intercom në mënyrë që shërbëtorët të mos kishin më nevojë të transportonin mesazhe të shkruara për gruan e tij. Ai mbante bagazhet e veta dhe gatuante mëngjesin e tij në dhomat e tij me një tigan elektrik – derisa Mbretëresha të ankohej për erën e tyre.

Princi Philip ishte shumë i përfshirë në një dokumentar të BBC-së për Familjen Mbretërore

Si e kalonte kohën e tij?

Si bashkëshorti me shërbimin më të gjatë në historinë britanike, princi pati rreth 22,191 angazhime. Kur u tërhoq nga detyrat mbretërore në vitin 2017, ai ishte mbrojtës, president ose anëtar i më shumë se 780 organizatave.

Duke shoqëruar Mbretëreshën në turne të ndryshme të Komonuelthit dhe nëpër vizita shtetërore, ai vizitoi 143 vende, duke përdorur frëngjishten dhe gjermanishten e tij të rrjedhshme.

Në kohën e tij të lirë, Philip ishte një sportist i talentuar. Ai mësoi të lundronte në Gordonstoun dhe u bë një konkurrent i rregullt në garat e varkave me vela çdo verë, në Ishullin Wight.

Në ishullin Tanna në Vanuatu, disa banorë të ishullit e shohin Princin Philip si një figurë të shenjtë

Ai i pëlqente sportet me kuaj, duke përfshirë vozitjen me karrocë dhe ishte në mesin e katër lojtarëve më të mirë polo të Mbretërisë së Bashkuar në mesin e viteve 1960.

Philip ishte gjithashtu një aktivist i përkushtuar mjedisor dhe mbrojtës i jetës së egër, duke u bërë president i Fondit Botëror të Kafshëve të Egra në vitin 1961 – megjithëse u përball me kritika kur u shfaq në një foto e tij në vrasjen e një tigri me mbretëreshën në Indi të njëjtin vit.

Mbretëresha dhe Princi Philip në Indi, pranë tigrit që ai vrau në vitin 1961

VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e BBC-së/ Përshtati në shqip Hashtag.al

Mbretëresha Elizabeth II dhe Princi Philip kaluan shtatë dekada së bashku (Foto e vitit 2007)


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *