Është shoqëruar në polici personi që priste konteinerin në Portin e Durrësit ku u kap një sasi prej rreth 200 kilogramësh kokainë.
Fillimisht prania e lëndës së dyshimtë është kapur nga skaneri e pas kontrollit është gjetur droga.
Konteinteri me fruta që vinte nga Ekuadori i përkiste kompanisë ‘Masabi Fruits’ me qendër në Kombinat.
Kompania ‘Masabi Fruits’ është hapur në vitin 2018 ndërsa administratorët e saj rezultonë të jenë Erjon Peti e Klajdi Xibraku.