Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthen pas 42 vitesh vullkani në Karaibe, hiri ngrihet në 10 kilometra lartësi e mbulon gjithë zonën (Video)


Vullkani La Soufriere në ishullin lindor të Karaibeve, Shën Vincent, ka shpërthyer pasi më shumë se 16,000 banorë u evakuuan nga qeveria lokale, pas rritjes së aktivitetit vullkanik.

Pamjet dramatike të shpërndara në internet tregojnë shtëllungat e mëdha të hirit të vullkanit, të cilat janë ngritur deri në 10 kilometra dhe kanë udhëtuar rreth gjashtë kilometra në lindje nga ishulli, sipas Organizatës Kombëtare të Menaxhimit të Emergjencave.

Hiri vullkanik tani ka filluar të zbresë në të gjithë vendin, që ka një popullsi prej 110,000 banorësh, duke mbuluar zona të tëra në afërsi të vullkanit. Shpërthimi është i pari që nga viti 1979.

Të enjten, qeveria ngriti nivelin e gatishmërisë së vullkanit në ‘të kuq’ dhe lëshoi ​​urdhra evakuimi pas alarmit të sizmiologëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *