Vendosni fjalën kyçe....

Vriten 80 civilë e tre ushtarë gjatë protestave në Mianmar


Të paktën 80 civilë janë vrarë në Mianmar gjatë protestave të mbajtura në rajonin Bago kundër puçit ushtarak të 1 shkurtit në vend, sipas raporteve të mediave të shtunën.

Duke cituar dëshmitarë, gazeta britanike ‘Independent’ se ushtria në rrethin Ma Ga Dit të Bago përdori armë zjarri dhe eksplozivë mbi protestuesit.

Ndërkohë, duke folur në faqen e internetit Myanmar Noë, banorët e Tamu, një lagje në rajonin e Sagaing, thanë se civilët sulmuan një autokolonë të ushtrisë, duke vrarë tre ushtarë.

Keren Khin, një aktivist, i tha Anadolu Agency, se junta ushtarake dëshiron të shtypë protestuesit duke përshkallëzuar dhunën.

Duke nënvizuar se ushtria përdori municion të rëndë kundër civilëve, Khin tha se mijëra vendas kishin braktisur shtëpitë e tyre.

Ushtria e Mianmarit mori pushtetin më 1 shkurt, duke rrëzuar qeverinë e zgjedhur të Aung San Suu Kyi. Në përgjigje të grushtit të shtetit, grupet civile në të gjithë vendin filluan një fushatë të mosbindjes civile me demonstrata masive.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *