Vendosni fjalën kyçe....

40% e ushtarëve kundërshtojnë vaksinën anti-Covid, Demokratët i kërkojnë Biden ta bëjë më detyrim


Rreth 40 përqind e marinsave amerikanë e kanë kundërshtuar vaksinën kundër Covid-19, tregojnë të dhënat e reja të publikuara në media. Zbulimi vjen ndërsa ligjvënësit demokratë po bëjnë presion për ta bërë vaksinën të detyrueshme për ushtarët.

Rreth 75,500 marinsë kanë rënë dakord të vaksinohen që nga e enjtja, ndërsa rreth 48,000 e kanë kundërshtuar vaksinimin, njoftoi CNN. Kjo e vë shkallën e refuzimit në 38.9%, pak më e lartë se shkalla e 33% për të gjithë ushtrinë dhënë nga zyrtarët e mbrojtjes.

Zëdhënësi i Marinës, koloneli Kelly Frushour shpjegoi se marinsat mund të refuzojnë vaksinën për një numër arsyesh, duke përfshirë lejimin e të tjerëve në grupe më të rrezikuara që ta marrin atë fillimisht, alergji ndaj vaksinës ose marrjen e saj me mjete të tjera, jo-ushtarake.

Frushour theksoi nevojën për të ‘krijuar besimin  të vaksinat’ midis ushtarakëve, duke shtuar se trupat ngurruese gjithmonë mund ‘të ndryshojnë mendjen e tyre dhe të vaksinohen kur të shfaqet mundësia tjetër’.

Në një letër dërguar Shtëpisë së Bardhë muajin e kaluar, një grup ligjvënësish Demokratë argumentoi se ushtarët e pavaksinuar paraqesin një kërcënim kritik për sigurinë kombëtare dhe shëndetin publik. Ata i bënë thirrje presidentit ta bëjë të detyrueshëm vaksinimin në ushtri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *