Rusia ka provuar avionin e saj të parë të brendshëm post-Sovjetik, MC-21-300, në kushtet e temperaturave nën zero për të parë se si funksionon kur mbulohet me akull.
Orët e provave kanë provuar që avioni mund të fluturojë në mënyrë të sigurt në kushte të vështira.
Avioni përfundoi me sukses provat e certifikimit në kushte natyrore të vështira me temperatura nën zero gradë Celsius në Rusinë veriore, zbuloi prodhuesi i tij Irkut Corporation, pjesë e United Aircraft Corporation (UAC) në fillim të kësaj jave.
Ai bëri rreth 14 fluturime që zgjasnin nga tre deri në pesë orë mbi bregun e detit Barents dhe zonës së Uraleve nënpolare. Rrugët u zgjodhën posaçërisht për shkak të lagështisë së lartë dhe temperaturave të ulëta, të cilat çojnë në formimin e akullit në sipërfaqet e avionëve.
Fluturimet e certifikimit u kryen në disa hapa. Së pari, ekuipazhi kërkoi re që do të krijonin kushtet e kërkuara. Pajisjet speciale të instaluara në aeroplan, përfshirë 12 kamera, më pas i lejuan ata të kontrollonin se sa sipërfaqe e avionit ishte e mbuluar me akull dhe të regjistronin se si funksiononte. Pasi shtresa e akullit ishte mjaft e trashë, avioni fitoi lartësi për të kontrolluar paraqitjen e e tij në ato kushte.
Trashësia e akullit u rrit me çdo fluturim provë, duke arritur përfundimisht në tetë centimetra por aeroplani e kaloi me sukses provën.