Vendosni fjalën kyçe....

Basha në Librazhd e Prrenjas: Rrisim pensionet 5%, ulim çmimin e energjisë elektrike dhe karburantit


Kreu i PD-së është takuar ditën e sotme me qytetarë të Librazhdit e Prrenjasit.

Gjatë bashkëbisedimit me disa pensionistë në Librazhd, Basha u shpjegoi atyre programine PD-së për moshën e tretë duke premtuar rritjen e pensioneve me 5%.

Kryedemokrati theksoi gjithashtu se Rama ka rritur taksat, çmimet e energjisë elektrike, atë të naftës e ushqimeve nuk a menduar për asnjë çast për pensionistët.

“Edhe unë jam bir i dy pensionistëve dhe e di se sa e vështirë është ekzistenca juaj pa ndihmën e fëmijëve. Ka tetë vite që kjo qeveri dhe ky kryeministër i ka pasur të gjitha pushtetet dhe nuk janë shqetësuar asnjë minutë të vetme për fatin e pensionistëve. Ne dyfishuam pensionet, ku i gjetëm paratë? Taksat ishin më të ulëta se sa sot, çmimi i energjisë ishte më i ulët se sot, çmimi naftës ishte më i ulët se sot. Paratë e buxhetit të shtetit duhet të shkojnë të nevojat e njerëzve prandaj programi jonë për rritjen e dyfishin e normës së inflacionit për jo më pak se 5%. Do ulim çmimin e energjisë për 300 KË/h e parë dhe po kështu do rimbursojmë ilaçet.” – tha Basha.

Ai shtoi më tej se nuk premton mrekulli por do punojë fort për të normalizuar gjendjen e vendit, gjë që do ndikojë në të gjithë sektorët.

Në Prrenjas Basha tha se kryeministri Rama nuk ka mbajtur asnjë premtim dhe se ka detyruar shqiptarët të largohen nga vendi si kurrë më parë. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë masivisht në zgjedhjet e 25 prillit e të zgjedhin ndryshimin duke votuar për PD-në.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *