Vendosni fjalën kyçe....

“Bisedimet përfunduan” – Kancelari i Austrisë pohon blerjen e mundshme të 1 milion dozave të vaksinës ruse anti-Covid


Austria së shpejti mund të blejë vaksinën ruse Sputnik V për t’i dhënë një rritje më të madhe shpejtësie procesit të vaksinimit në vend, tha kancelari austriak Sebastian Kurz për mediat në Vjenë, pasi përfunduan negociatat me Moskën.

Negociatat mbi kontratën për të blerë Sputnik V ‘kanë përfunduar de facto’, njoftoi Kurz të shtunën.

Një milion doza të vaksinës nga Rusia, e cila mburret me një efikasitet prej më shumë se 91% dhe pa efekte anësore të rëndësishme, do të ofronte një ‘rritje të madha’ të fushatës së imunizimit të Austrisë, tha Kancelari, pa specifikuar se kur mund të nis furnizimi.

Austria, që ka një popullsi prej gati nëntë milionë banorësh, ka regjistruar më shumë se 570,000 raste të konfirmuara Covid-19 dhe mbi 9,600 vdekje që nga fillimi i pandemisë.

Kurz gjithashtu tha se do kërkonte llogari në Bruksel në lidhje me paaftësinë e bllokut për të qenë aq i shpejtë dhe efikas sa SHBA-ja dhe Britania e Madhe në marrjen dhe miratimin e vaksinave kundër sëmundjes vdekjeprurëse.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *