Shkencëtarët në Brazil kanë zbuluar një variant të ri të koronavirusit që kombinon 18 mutacione.
Lloji i ri nga qyteti Belo Horizonte ‘ka karakteristika të përbashkëta me variantet që tashmë qarkullonin në Brazil, por gjithashtu ka karakteristika të reja.’ i tha të mërkurën të përditshmes lokale G1, virusologu Renato Santana nga Universiteti Federal i Minas Gerais.
“Është sikur këto variante të evoluonin,” tha Santana, duke shtuar se varianti i ri përfshin të njëjtat gjene të modifikuara nga Manaus i Brazilit, i njohur si P1, varianti Britanik dhe ai i Afrikës së Jugut.
Duke vënë në dukje se është herët për të vlerësuar nëse lloji i ri është më i transmetueshëm ose vdekjeprurës, ai tha se ka mutacione të përbashkëta me variante që tashmë shoqërohen me një rrezik më të lartë të vdekjes.
Lloji i ri kapi titujt në një kohë kritike kur Brazili regjistroi më shumë se 4 mijë vdekje brenda ditës javën e fundit.