Vendosni fjalën kyçe....

Drgahi e quajti Erdoganin diktator, Turqia bllokon porosinë 70 milionë euro për blerjen e helikopterëve italianë


Turqia ka bllokuar një marrëveshje për të blerë helikopterë me vlerë 70 milion euro nga kompania italiane ‘Leonardo’ pasi kryeministri italian Draghi kritikoi presidentin Erdogan, raportojnë gazetat ‘La Repubblica’ dhe ‘Il Fatto Quotidiano’ të dielën.

Sipas tyre, autoritetet turke kërkojnë ndjesë zyrtare nga qeveria italiane dhe nuk do kënaqen me sqarime përmes kanaleve diplomatike.

Raportet dolën pasi të enjten, Draghi e quajti udhëheqësin turk një ‘diktator’ dhe kritikoi ‘sjelljen e tij të papërshtatshme’ gjatë një vizite të fundit të zyrtarëve të lartë të BE-së në Turqi.

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu kritikoi vërejtjet e Draghi si ‘retorikë e papranueshme populiste’ ndërsa ambasadori i Italisë në Ankara u thirr në Ministrinë e Jashtme të Turqisë.

Gazetat thanë se autoritetet turke kanë filluar të dërgojnë ‘sinjale kërcënuese’ pasi nuk ka asnjë reagim nga Roma.

Si kundërpërgjigje Ankaraja thuhet se ka ngrirë marrëveshjen për të blerë helikopterë stërvitorë nga Italia që pritej të nënshkruhej në ditët në vijim.

Përveç kësaj, të paktën tre ndërmarrje italiane që veprojnë në Turqi kanë marrë gjithashtu një vërejtje nga qeveria turke, duke përfshirë kompaninë e energjisë Ansaldo Energia që ndërton termocentrale në Turqi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *