Vendosni fjalën kyçe....

Egjipti “mban peng” anijen që bllokoi Kanalin e Suezit, i kërkon 1 miliard dollarë dëmshpërblim për dëmin


Anija Evergiven e ka të ndaluar të largohet nga Kanali i Suezit derisa pronarët e saj të paguajnë deri në 1 miliard dollarë kompensim për kaosin që shkaktoi.

Edhe pse u arrit që të zhbllokohej nga ku kishte ngecur, anija gjigante nuk mund të ikë deri sa të paguajë dëmin.

Autoritetet egjiptiane thanë se nuk do ta lëshonin anijen derisa pronarët e saj të bien dakord të paguajnë deri në 1 miliard dollarë kompensim.

“Anija do të mbetet këtu derisa hetimet të përfundojnë dhe të paguhet kompensimi.” – deklaroi Gjeneral lejtnant Osama Rabie, i cili drejton Autoritetin e Kanalit të Suezit.

“Shpresojmë për një marrëveshje të shpejtë.” – tha ai, duke shtuar se ‘në minutën kur ata të bien dakord për kompensim, anija do të lejohet të lëvizë’.

Rabie tha se autoritetet egjiptiane do të kërkonin 1 miliard dollarë për të mbuluar kostot e lirimit të anijes.

Shifra do të mbulojë shpenzimet e pajisjeve dhe makinerive të përdorura për të pastruar rrugën, dëmtimin e vetë kanalit nga pastrimi dhe për të kompensuar rreth 800 njerëz që punuan për të lëshuar anijen 200,000 tonëshe, tha Rabei.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *