Vendosni fjalën kyçe....

Holanda shtyn bllokimin Covid-19 deri në 28 prill


Qeveria holandeze tha të dielën se masat anti-Covid në vend do mbeten të pandryshuara deri në datën 28 prill ku do bëhet një rishikim i tyre në varësi të situatës.

Shtetrrethimi gjatë natës dhe kufizime të tjera do të vijojnë të jenë të njëjtat, pavarësisht protestave me të cilat është përballur vendi prej javësh.

Më herët qeveria kishte thënë se ata po shikonin lehtësimin e kufizimeve në 21 prill duke hequr shtetrrethimin dhe duke lejuar baret dhe restorantet të mirëpresin mysafirët në hapësira të jashtme.

Por një zëdhënës i qeverisë i tha agjencisë së lajmeve ANP se masat do shtyheshin edhe për një javë tjetër shtesë.

“Është ende shumë herët.” – u citua zëdhënësi të thoshte për datën e 21 prillit. Ai nuk pranoi të jepte hollësi të mëtejshme dhe shtoi se kryeministri Mark Rutte do e shpjegonte vendimin në konferencën për shtyp të qeverisë që është parashikuar për të martën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *