Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi nga Kavaja: Të ndalojmë shpopullimin menjëherë, Rama e Rilindja e kanë çuar vendin në zgrip


Kryetarja e LSI-së ka deklaruar nga Kavaja se ndalimi i shpopullimit të Shqipërisë është një nga çështjet më të mprehta me të cilat përballet vendi dhe duhet ndalur menjëherë.

Kryemadhi tha se bota nuk rrotullohet rreth Ramës, Metës apo Bashës po rreth njerëzve.

“Sot të gjithë përballemi me vështirësi. Sot të gjithë kemi vështirësi dhe vështirësia më e madhe që kemi përballë njëri tjetrit është ekzistenca. Ekzistenca e familjes shqiptare, ekzistenca e prindërve tanë, ekzistenca e fëmijëve tanë, ekzistenca nëse ne do të jetojmë më apo ajo në vendin tonë. Kjo është dilema që vendosen sot me qindra dhe mijëra të rinj e të reja. Bota rrotullohet rreth fëmijëve tanë, bota rrotullohet rreth djemve dhe vajzave shqiptare. Bota nuk rrotullohet as rreth Edi Ramës, as rreth ilir Metës, as rreth Lulzim Bashës. Bota rrotullohet rreth njerëzve, rreth shqiptarëve, rreth rinisë shqiptare.” – tha Kryemadhi.

Ajo shtoi se Rilindja ka shkaktuar shumë probleme në vend, i ka grabitur shqiptarët megjithatë koka nuk duhet kthyer pas por duhet parë për nga e ardhmja.

“Të flasësh sot për Rilindjen në ikje, me thënë të drejtën do duhen ditë të gjata. Të flasim sot për problemet që ata shkaktojnë në familjen shqiptare përsëri do duhen javë të tëra. Të flasim për grabitjen që u kanë bërë shqiptarëve dhe familjeve të Kavajës përsëri do duhen ditë, javë e muaj të tërë. Por ajo që është më e rëndësishmja sot është që ne nuk do të kthejmë më kokën pas. Por do të ecim përpara për hir të të rinjve dhe të rejave. Për hir të shqiptarëve. Sepse një nga gjërat më të rëndësishme sot për ne është familja. Është të qëndruarit në Shqipëri. Është të ndalojmë shpopullimin, t’i japim forcë dhe kurajo njëri tjetrit  për të ecur përpara dhe për të sjellë djemtë dhe vajzat e shqiptarëve në Shqipëri.” – shtoi Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *