Vendosni fjalën kyçe....

Meta publikon foton e spitalit psikiatrik në Vlorë: I sëmuri i Surrelit e ka bërë gati dhomën, skenari i tjetërsimit të votave është zbuluar e përvëluar


Presidenti Meta e ka quajtur sërish kryeministrin Rama të sëmurë psikik teksa ka publikuar një foto të spitalit psikiatrik në Vlorë.

Në një reagim në Facebook, zëdhënësi Blushi shkruan se ‘i sëmuri i Surrelit që tmerrohet nga afrimi i 25 prillit e ka bërë gati dhomën ku do shtohet’.

Më tej në reagim shkrihet se skenari i tjetërsimit të vullnetit të vlonjatëve është zbuluar dhe përvëluar bashkë më Çimkat e Damian Gjinkurit.

“I sëmuri i Surrelit, që tmerrohet nga afrimi i 25 Prillit e ka bërë gati edhe dhomën ku do të shtrohet më 26 Prill, në kërkim të rrethanave lehtësuese për vjedhjet kriminale, që u ka bërë shqiptarëve. Në mungesë të kartelës mjekësore, Damjan Qameti, por dhe Çimkat e tjerë, e dinë shumë mirë vendin ku do të përfundojnë! Skenari i tjetërsimit të vullnetit të vlonjatëve është zbuluar dhe përvëluar bashkë me Çimkat e Damian Qametit. Ora e gjykimit popullor po afron! Përballjes me Presidentin Meta nuk i shmangeni dot! Së shpejti do takohemi te Sheshi i Flamurit! Presidenti Meta, si përherë, në krye të mbrojtjes së zgjedhjeve dhe rendit kushtetues! Vlora do t’ja bëjë fora.” – shkrua Blushi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *