Ky është çasti dramatik kur një shpërndarës droge ekzekuton një oficer policie me automatik.
Pamjet tronditëse tregojnë kriminelin e dhunshëm Omar Felix Cueva, 39 vjeç, duke dalë nga mjeti i tij ‘Chevrolet’ me një armë automatike ‘AR-15’ përpara se të qëllonte në drejtim të oficerit të policisë së Neë Mexico, Darrian Jarrott, duke e lënë të vdekur në vend.
Jarrott, 28 vjeç, ra në tokë e pas kësaj Cueva shkoi drejt tij dhe e qëlloi disa herë të tjera. Më pas ai i hipën makinës dhe largohet nga vendi i ngjarjes, por ndiqet nga policia për qindra kilometra para se të vritet gjatë përplasjes me armë me oficerët.