Kryeministri Rama ka publikuar një letër të shkruar në vitin 1930 nga banorët e Vlorës që i kërkonin mbretit të atëhershëm Ahmet Zogu ndërtimin e rrugës së Lumit të Vlorës.
Kreu i qeverisë shkruan se banorët ua kërkuan rrugën të gjitha qeverive por vetëm e tija e mbajti premtimin.
“Kur në vitin 1930 një përfaqësi e komunitetit i kërkonte Ahmet Zogut ndërtimin e rrugës së Lumit të Vlorës, të cilën banorët ua kërkuan të tërëve me radhë dhe të tërë pa përjashtim ua premtuan, por premtimi u mbajt vetëm prej qeverisë sonë.” – shkruan Rama.