Kur na ndajnë edhe dy javë nga zgjedhjet e 25 prillit Bashkia Tiranë është angazhuar që të joshë sa do pak banorët me të ashtëquajtuarat rikualifikim urban të rrugëve dytësore të qytetit.
Këtë gjë e ka bërë në rrugën 5 maji vetëm disa metra larg qendrës së qytetit.
Drejtuesi i fushatës së PD-së Alfred Rushaj ka denoncuar hedhjen e “zhavorrit elektoral” në Tiranë.
Në videon e shpërndarë, Rushaj tregon zhavorrin që hedh Bashkia Tiranë në rrugën 5 maji vetëm dy javë para datës së zgjedhjeve.