Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar ndaj lajmit dhe më pas deklaratës së PD-së se në selinë rozë janë ngritur servera të cilat përdorin të dhënat e qytetarve shqiptarë të platformës shtetërore “e-albania” për qëllime elektorale.
Balla thotë se kjo është shpifje dhe se PS-ja ka databazën e saj të të dhënave të krijuar ndër vite.
“O shpifësa të dëshpëruar! Partia Socialiste ka databazën e saj të të dhënave të krijuar me vite të tëra organizimi dhe komunikimi derë më derë me njerëzit. Quhet punë në terren kjo dhe bëhet me kontakte direkte jo me makina e me flamunj, prandaj prisni me qetësi 25 prillin dhe mos kujtoni se sa më shumë makina e zhurmë rrugëve aq më shumë vota në kutinë ku vendoset e ardhmja!”- deklaron Balla.