Vendosni fjalën kyçe....

“Terrorizëm bërthamor” – Irani raporton për një sulm në impiantin e Natanz një ditë pasi filloi pasurimi i uraniumit


Impianti bërthamor i Natanz i Iranit u godit nga një sulm ‘terrorist’ të dielën, tha shefi bërthamor i vendit, disa orë pas raporteve të një ‘aksidenti’ elektrik dhe një ditë pasi Teherani nisi centrifuga të reja për pasurimin e uraniumit.

Irani rezervon të drejtën për të ‘ndërmarrë veprime’ kundër atyre që fshihen pas incidentit të së dielës në impiantin bërthamor të Republikës Islamike në Natanz, tha kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të vendit, Ali Akbar Salehi, për televizionin shtetëror të dielën.

Ai e quajti incidentin në fabrikë një akt të ‘terrorizmit bërthamor’.

Irani ‘dënon këtë akt të neveritshëm’, tha Salehi, duke i bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare dhe Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) në veçanti të merren” me aktin e ‘terrorizmit bërthamor’.

Incidenti në termocentral u përshkrua më herët si një  ‘problem i energjisë elektrike’ në një rrjet elektrik në Natanz.

“Për fat të mirë, incidenti nuk shkaktoi ndonjë dëmtim ose ndotje.” – tha më herët të dielën Behrouz Kamalvandi, zëdhënësi i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit (AEOI).

Ngjarja thuhet se shkaktoi një ndërprerje në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike të objektit bërthamor ‘Shahid Mostafa Ahmadi Roshan’ në Natanz. Detaje të mëtejshme nuk janë bërë publike dhe shkaqet e incidentit po hetohen.

Natanz është çelësi për programin e pasurimit të uraniumit në Iran, për të cilin Teherani thotë se është rreptësisht paqësor. Në fillim të shkurtit, autoritetet iraniane thanë se qindra centrifuga të përparuara me një kapacitet më të lartë për pasurimin e uraniumit u instaluan atje.

Ngjarjet ndodhën gjithashtu vetëm një ditë pasi presidenti iranian Hassan Rouhani njoftoi se Irani ka filluar të përdorë centrifuga të reja të përparuara IR-5 dhe IR-6 për të pasuruar uranium në Natanz.

Media izraelite raportoi se incidenti ishte shkaktuar me gjasë nga një sulm kibernetik, ndërsa Times of Israel ka pretenduar hapur, duke cituar ‘burime të inteligjencës perëndimore’, se prapa sulmit qëndronte ‘Mossadi’. Deri më tani nuk ka pasur deklarata zyrtare nga zyrtarët izraelitë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *