Vendosni fjalën kyçe....

Ukraina thotë se mund të provokohet nga Rusia në zonën e konfliktit


 

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës thotë se vendi i tij mund të provokohet nga Rusia në zonën e konfliktit të rajonit lindor të Ukrainës, Donbass.

Ministri Andrii Taran, tha se akuzat për shkeljen e të drejtave të rusishtfolësve, mund të jenë arsyeja për rinisjen e agresionit të armatosur kundër Ukrainës.

“Në të njëjtën kohë, duhet të theksohet se intensifikimi i agresionit të armatosur të Federatës Ruse kundër Ukrainës është i mundur vetëm nëse merret një vendim i duhur politik në nivelin më të lartë në Kremlin.”– tha ai në një deklaratë, citon Reuters.

Kievi ka ngritur alarmin mbi një grumbullim të forcave ruse pranë kufirit midis Ukrainës dhe Rusisë dhe mbi një rritje të dhunës përgjatë vijës së kontaktit, që ndan trupat ukrainase dhe separatistët e mbështetur nga Rusia në Donbass.

Lëvizjet ushtarake ruse kanë ngritur shqetësimet se Moska po përgatitet të dërgojë forcat ushtarake në Ukrainë. Kremlini mohon se trupat e saj janë një kërcënim, por thotë se ato do të qëndrojnë për sa kohë që e gjykon të arsyeshme.

Zyrtari i lartë i Kremlinit Dmitry Kozak javën e kaluar tha se Rusia do të detyrohet të mbrojë qytetarët e saj në Ukrainën lindore në varësi të shkallës së konfliktit ushtarak atje.

Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara Antony Blinken dhe homologët e tij francezë dhe gjermanë, i bënë thirrje Rusisë të premten për të ndaluar grumbullimin e trupave dhe riafirmuan mbështetjen e tyre për Kievin në përballjen me Moskën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *