Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 193 raste të tjera të COVID-19 dhe 34 viktima.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 ka shkuar në 142.034, ndërsa ai i viktima në 4.262.
Institucionet shëndetësore raportojnë për 1.014 pacientë të tjerë të shëruar nga virus, duke e çuar në 117.794 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 670.333 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 1.014 teste të kryera brenda ditës së fundit.
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 19.978.