Vendosni fjalën kyçe....

“Damian Gjiknuri e banditi Afrim Qendro duhet të ishin në burg e jo kandidatë, bashkë me Ramën do e marrin përgjigjen më 25 prill” – Meta


Presidenti Meta tha se kryeministri Rama do e marrë përgjigjen nga shqiptarët më 25 prill, ditë të cilën e cilësoi si fundin e marrëzisë.

Gjatë një deklarate për mediat nga Pogradeci, Meta lëshoi akuza të ashpra ndaj kandidatëve për deputet në Vlorë, Damian Gjiknuri e Afrim Qendro, për të cilët tha se duhet të ishin në burg për zgjedhjet e Dibrës dhe Astirin, respektivisht.

“25 prilli është dita e fundit e marrëzisë. Në ditët në vijim do dëgjoni të tjera marrëzi nga një peson i cili njihet Vlora u provokua mjaft rëndë para pak ditësh me një telefonatë ndaj njeriut që duhet të ishte në burg për zgjedhjet në Dibër, Damian Gjiknurit, që duhet të bënte edhe një tërmet tjetër. Po kështu një person tjetër që duhet të ishte në burg për Astirin, banditin Afrim Qendro është i përfshirë në këtë çështje. Rama do e marrë përgjigjen nga Vlora më 25 prill në Sheshin e Flamurit.” – tha Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *