Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplaset me shtyllën, mbeten pa energji disa zona në Tiranë


Një makinë është përplasur me shtyllën në zonën e Lundrës në kryeqytet.

Për pasojë është rrëzuar shtylla elektrike e cila ka lënë pa energji disa zona për rreth saj.

“Për shkak të një defekti në  një nga fiderat e NST Farkë, si pasojë e këputjes së përcjellësave nga përplasja e një mjeti me shtyllën,  kanë mbetur pa energji pjesërisht zona e Lundrës, Dajias Gurrë e madh, Gurrë e vogël. Grupet e avarisë së OSSH janë në terren e po punojnë për riparimin sa me shpejt të defektit”-thuhet në njoftim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *