Presidenti Meta i ka bërë thirrje SPAK-ut që të hetojë atë që e cilësoi si ngjarje skandaloze e që ka të bëjë me të dhënat e më shumë se 1 milion qytetarëve që janë në databazën e PS-së.
Në një deklaratë nga Pogradeci, kreu i shtetit theksoi se të dhënat e qytetarëve mbrohen nga ligji dhe ëshë shkelje e papranueshme që ato janë në dizpocioon të qeverisë e partisë në pushtet.
“I kërkoj SPAK-ut të hetojë me shpejtësi ngjarjen më të fundit skandaloze, atë të keqpërdorimit dhe të vjedhjes nga ana e PS-së në çdo lloj forme që kjo ka ndodhur të të dhënave persnoale të gjithë qytetarëve shqiptarë që mbrohen nga ligji dhe që përdoren vetëm për interesin publik apo interesa shtetërore. Është shkelje e papranueshme dhe e poshtër e çdo norme që baza e të dhënave e qytetarëve që është e mbrojtur me ligj vihet në dispozicion të forcës politike që ka pushtetin dhe që s’pranon të lërë pushtetin dhe për këtë arsye përdor këto forma të poshtra për t’u bërë presion qytetarve shqioptarë.” – tha Meta.