Akademia Britanike e Arteve të Filmit dhe Televizionit (BAFTA) ka shpërndarë të dielën çmimet, në një ceremoni virtuale të transmetuar nga Royal Albert Hall në Londër.
Të nominuarit u bashkuan me video në ceremoni, duke mos mundur të jenë dot present fizikisht për shkak të pandemisë COVID-19.
Nuk kishte dyshime, filmi dramatik “Nomadland” ishte fituesi kryesor, duke marrë çmimet për regjisoren më të mirë Chloe Zhao dhe aktoren më të mirë Frances McDormand.
Filmi “Nomadland”, i cili tashmë ka marrë një sërë çmime këtë sezon, tregon historinë e një 63-vjeçareje të ve, e cila në prag të recesionit ekonomik të SHBA-ve, e kthen furgonin e saj në një shtëpi të lëvizshme dhe niset për rrugë, duke marrë pjesë në punët sezonale gjatë udhëtimit.
“Ne do të donim t’ia kushtonim këtë çmim komunitetit nomad, i cili me aq bujari na priti në jetën e tyre.”– tha regjisorja me origjinë kineze, Zhao, citon Reuters.
“Nomadland” gjithashtu fitoi çmimin për kinematografinë më të mirë.
Disa nga çmimet:
FILMI MË I MIRË
“Nomadland”
FILMI BRITANIK
“Promising Young Woman”
REGJISORI MË I MIRË
Chloe Zhao, “Nomadland”
AKTORI KRYESOR
Anthony Hopkins, “The Father”
AKTORJA KRYESORE
Frances McDormand, “Nomadland”
AKTORI NË ROL DYTËSOR
Daniel Kaluuya, “Judas and the Black Messiah”
AKTORJA NË ROL DYTËSOR
Youn Yuh-jung, “Minari”
SKENARI ORIGJINAL
“Promising Young Woman”
SKENARI I PËRSHTATUR
“The Father”
FILMI NË GJUHË TË HUAJ
“Another Round”