Vendosni fjalën kyçe....

Policia qëllon me gaz lotësjellës në mes të protestave të BLM në Minesota (Video)


Policia qëlloi më gaz lotsjellës protestuesit në Brooklyn Center, Minesota, për të shpërndarë protestuesit pasi mijëra persona dolën në rrugë të zemëruar pas vrasjes së një burri me ngjyrë nga policia.

Një video nga vendi i ngjarjes tregon një turmë protestuesish që qëndrojnë pranë reve të gazit lotsjellës. Një grua dëgjohet të bërtasë:

“Ne nuk jemi duke shkuar askund! Ne jemi duke qëndruar. A jemi në luftë?”

Sipas Andy Mannix, një reporter për Star Tribune, protestuesit marshuan drejt stacionit të policisë,  po më herët autoritetet e kishin shpallur grevën të paligjshme.

Njerëzit hodhën ujë në sytë e njëri-tjetrit pasi u goditën nga gazi lotsjellës, Mannix shkroi në Twitter.

Star Tribune raportoi se trupat e Gardës Kombëtare mbërritën pak para mesnatës pasi plaçkitësit sulmuan një Walmart lokal dhe një qendër tregtare aty pranë dhe se plumbat e gomës u përdorën kundër protestuesve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *